Operacioni i pastrimit të thashethemeve për Dajot Upamekano dhe Uilliam Saliba këtë të premte në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i Francës.Dy qendërmbrojtësit u përpoqën të mbrojnë nderin e ekipit pas një fazë grupesh shumë zhgënjyese. Atmosfera në grup nuk ka ndryshuar dhe gjëja kryesore është që Franca është aty për 1/8-at. Në thelb ky është mesazhi.
“Gjithçka po shkon mirë, madje do të thoja po shkon shumë mirë”.
Upamekano e përsëriti dy herë ndoshta sepse e dinte që audienca e tij dyshonte. Qendërmbrojtësi sprapsi dyshimet dhe skepticizmin e gazetarëve me aq autoritet sa edhe sulmet kundërshtare.
“Kritikat nuk na prekin. Mundohem të mos dukemi shumë dhe që të gjithë jemi të përqendruar te ekipi. Pamundësia për të shënuar nuk më shqetëson. Kemi krijuar shumë raste në çdo ndeshje. Ndoshta kemi humbur ndonjë rast më shumë se sa duhet, por jemi të fortë në sulm”, tha mbrojtësi që luan edhe për Bajernin e Mynihut.
Të gjithë te Franca kanë të njëjtin qëllim.
“Sigurisht që të gjithë duam të luajmë, por ata që nuk e nisin si titullarë nuk e prishin grupin. Përkundrazi janë mbështetësit e parë për shokët që zbresin në fushë. Ndeshja e së hënës nuk është e lehtë, por mendoj se as Belgjika dhe as Franca nuk janë të sëmura dhe me mënyrat e tyre të dyja skuadrat janë në 1/8-at. Jemi dy ekipe që mund të bëjnë më mirë, por ne jemi Franca dhe do të tregojmë se e meritojmë të shkojmë deri në fund”.
PANORAMASPORT.AL