Saturday, 31. January 2026
Sport

“Urime profesor”, Taulant Seferi përgëzon Orges Shehin për çmimin e trajnerit të vitit

GS 19/12/2023 1 Min. Lesezeit

Ditën e djeshme, Orges Shehi fitoi çmimin e “Trajnerit të Vitit 2023”. Ish-tekniku i klubit të Tiranës bëri një performancë të shkëlqyer gjatë këtij viti kalendarik.

Urimet për të kanë qenë të shumta, ku nuk ka munguar as ai i sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Taulant Serferi pasi e ka uruar atë në një postim në rrjetin social “Instagram”.

“Urime profesor e meriton plotësisht, të uroj edhe shumë suksese e shëndet në të ardhmen”, shkruan sulmuesi kuqezi.

Taulant Seferi ka qenë nën drejtimin e Orges Shehit gjatë vitit 2021-2022, kur ishte pjesë e skuadrës së Tiranës./h.ll/abcnews.al

Teilen: