Në fund të gushtit do të nisë grand slam i US Open, turneu i fundit i madh i këtij viti.
Shoqata Amerikane e Tenisit, do të ofrojë premion më të lartë të çmimeve për lojtarët në historinë e këtij sporti, prej 90 milionë dollarësh në total.
Turneu që zhvillohet në Nju Jork e ka tejkaluar edhe një herë veten.
Në vitin 2024, premio ishte 75 milionë dollarë.
Kjo përfaqëson një rritje prej 20% krahasuar me vitin paraprak, duke vendosur gjithashtu rekordin për fondin më të lartë të çmimeve në histori.
Fituesi i këtij edicioni të US Open do të marrë në shtëpi trofeun e zakonshëm dhe një çek prej 5 milionë dollarësh, një rritje prej 39% krahasuar me 3.6 milionë dollarët e dhënë në vitin 2024.
Nuk janë vetëm kampionët që do të buzëqeshin.
Rritjet e çmimeve do të zbatohen edhe për finalistët, gjysmëfinalistët, ata që arrijnë në çerekfinale dhe raundin e 16-të.
Rritja do të ndikojë gjithashtu në turnetë e lojës dyshe.
Kampion aktual i këtij turneu është italiani Janik Sinner.