Saturday, 24. January 2026
Sport

Usain Bolt gati për të garuar në Lojërat Olimpike 2028, por jo në atletikë

GS 24/01/2026 1 Min. Lesezeit

Atleti më i shpejtë i të gjitha kohëve dhe tetë herë medalisti i artë olimpik, Usain Bolt, mund të kthehet në Lojërat Olimpike “LA 2028”.

Ai nuk do të vrapojë sërish, por ka shfaqur dëshirën që të luajë kriket.

Ish-sprinteri dhe legjenda 39-vjeçare Usain Bolt, u pensionua nëntë vjet më parë.

Për herë të fundit garoi në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”.

E fitoi të artën në vrapim 100 metra, 200 metra dhe në stafetën 4×100 metra. Ai i ka fituar 23 medalje për Xhamajkën në karrierë, tetë prej të cilave në Lojëra Olimpike.

Bolti do të jetë 42-vjeçar pas dy vjetësh në Olimpiadë.

“Jam pensionuar i lumtur nga sporti profesional. Nuk kam luajtur kriket për kohë të gjatë, por nëse me fton shteti im, do të isha i gatshëm”, ka deklaruar Bolt në një intervistë për revistën “Esquire”.

Sporti i kriketit do të kthehet në programin Olimpik pas 128 vjetësh.

Teilen: