• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, January 18, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Usyk i fortë për Furyn, fiton “Meçin e shekullit”

19/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Boksieri nga Ukraina, Oleksandr Usyk ka treguar forcën e tij edhe ndaj britanikut Tyson Fury.

Usyk, në orët e para të së dielës e mposhti Furyn pas 12 raundeve në “meçin e shekullit” të mbajtur në Riad të Arabisë Saudite. Usyk fitoi me pikë, ku dy gjyqtarë e vlerësuan fitues kurse tjetri ishte për Furyn,

Me këtë fitore, Usyk është konfirmuar si kampion absolut i peshave të rënda. Krahas mbrojtjes së titujve WBO, WBA e IBF, Usyk e ka marrë edhe titullin WBC që e mbante Fury. Në të vërtetë, Usyk është kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë, pasi tani mbanë të gjithë titujt.

Për herë të parë prej vitit 1999, ka kampion të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Meçi mes Usykut dhe Furyt ishte tejet interesant dhe me goditje të shumta të shkëmbyera mes boksierëve.

Megjithatë, Usyk ishte më dominues dhe sidomos në raundet e para dhe të fundit të këtij meçi, i cili tërhoqi yje të mëdha të sportit për ta përcjell nga afër. Usyk e nisi furishëm dhe i dominoi dy raundet e para, të cilat edhe i fitoi.

Pas këtij dominimi të Usykut, Fury filloi të rikthehet dhe dukej më energjik. Dominimi i Furyt, bëri që ai të udhëhiqte me pikë pas përfundimit të raundit të shtatë, përpara se Usyk të bëjë rikthim të fuqishëm.

Usyk e dominoi plotësisht raundin e tetë, ndërsa në të nëntin arbitri i numëroi Furyt, i cili u shpëtua nga gongu. Dominimi i Usykut vazhdoi edhe në raundet e mbetura dhe kështu boksieri nga Ukraina e fitoi meçin e jashtëzakonshëm.

Për Usykun, kjo ishte fitorja e 22-të në po aq meçe si profesionist, ndërsa Fury e regjistroi humbjen e parë pas 34 fitoreve dhe një barazimi.

Në fakt, ky meç është dashur të zhvillohet më 17 shkurt por u shty për shkak të lëndimit të Furyt.

Next Post

Oleksandr Usyk kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, e rrah keq Tyson Furyn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.