Sunday, 26. April 2026
Sport

Uzuni drejt Sevillas

GS 08/03/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni pritet të largohet nga Granada në verë por jo edhe nga La Liga e Spanjës.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Uzuni pritet të transferohet te skuadra e Sevillas me të përfunduar edicioni aktual.

Në fakt, Sevilla vlerësohet favorite për shërbimet e Uzunit pasi tashmë është gati të ofroj deri në 10 milionë euro për kartonin e tij. Uzuni do të largohet nga Garanda, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Ai është pjesë e këtij ekipi prej janarit të vitit 2022, ndërsa këtë edicion ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 1 asistim në 26 paraqitje në kampionatin spanjoll.

Uzuni, gjithashtu ka edhe 35 ndeshje të luajtura me Shqipërinë ku ka shënuar 5 gola.

Teilen: