Wednesday, 18. March 2026
Sport

Uzuni i nis përgatitjet me gol

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Granada është argëtuar sot në miqësoren që ka zhvilluar kundër El Ejido, skuadrës së Ligës së katërt në Spanjë.

Ata kanë fituar me rezultatin e thellë 8-0. Një prej golave u shënua nga sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni.

Ai dyfishoi shifrat në minutën e 21’ duke shtangur portierin.

Rikujtojmë që beratasi u shpall golashënuesi më i mirë i La Liga 2 për sezonin 2022-2023, teksa falë golaave të tij arriti ta ngjiste ekipin në La Liga.

Teilen: