Saturday, 11. April 2026
Sport

Uzuni ia dhuron një pikë Granadas

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Myrto Uzuni erdhi nga banka rezervë për ta shpëtuar një pikë për Granada-n.

  

Granada barazoi me Almerian 3:3, edhe pse ishte duke humbur 3:0 pas 45 minutave të parë, transmeton Lajmi.net.

Një hat-trick i kolumbianit, Luis Suarez i pa vendasit të udhëhiqnin në pjesën e parë.

Por, Granda u “ringjall ” duke e barazuar rezultatin.

Bryan Zaragoza dhe Ricard Sanchez arritën ta ngushtonin epërsinë e Almerisë.

Por, heroi i Granadas ishte Myrto Uzuni.

Uzuni hyri në ndeshje në minutën e 73-të dhe arriti ta shpëtoj Granadan nga humbja me gol në minutën e 86-të.

Granada gjendet në vendin e 19 me pesë pikë pas pesë ndeshjeve./Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: