• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Uzuni nuk trembet nga shorti i Shqipërisë: Dëshiron t’u shënojë të trejave

09/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Myrto Uzuni e nisi vitin e ri kalendarik me gol. Sulmuesi shqiptar po shijon momentin e tij në La Liga, duke vijuar të jetë protagonist te Granada.

Lojtari nga Berati ka dhënë një intervistë për emisionin “Analizë Kuqezi“ në “Supersport“, ku ka shpalosur objektivin për të kapur kuotën e 15 golave në La Liga, përcjell “Sport Ekspres”.

Sa i përket Kombëtares, Uzuni ka thënë se dëshiron që në Europian t’u shënojë të treja skuadrave që gjenden në të njëjtin grup me Shqipërinë.

“Normale që La Liga është shumë e fortë. Për sa i përket vendit tim u ndryshuan trajnerët dhe më ndryshoi pozicionin ia shpreha pakënaqësinë time për ndryshimin, ndërsa tani mora vendin tim dhe shënova. Nuk është se më jepen 7 apo 8 raste për ndeshje, unë kam pak raste dhe ato pak raste mundohem t’i shfrytëzoj. Gjashtë gola nuk janë pak në La Liga, është shumë e vështirë të shënosh aty. Në një vit e gjysmë kam shënuar 30 gola, nuk mungojnë oferta, por për momentin jam i përqendruar të bëj mirë këtu ku ndodhem. Unë ndjehem shumë mirë në La Liga, më pëlqen ky kampionat, pasi ka skuadra si Reali, Atletico apo edhe Barcelona.”

“Kombëtarja? Për ekipin kombëtar dhe për fanellën kuqezi jam i gatshëm të luajë aty ku i duhem trajnerit, dua që të jap maksimumin për ekipin kombëtar. Kemi një short shumë të vështirë, me Kroacinë besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Kam shumë dëshirë që t’u shënojë si Spanjës edhe Italisë e Kroacisë. Qëllimi i këtij sezoni është që të kap kuotën e 15 golave, ndoshta për të tjerët duket disi e pamundur, por jo për mua”, ka deklaruar Myrto Uzuni.

Next Post

Vdekja e Franz Beckenbauer: Xherdan Shaqiri shprehë ngushëllime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.