• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Uzuni optimist se Shqipëria do të kualifikohet në Botëror

18/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “FSHF TV”, aty ku sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u shfaq mjaft i motivuar për ndeshjen me Poloninë në transfertë.

“Ka qenë një vit i suksesshëm dhe një punë e madhe e stafit e lojtarëve. Grupi është i bashkuar dhe kanë treguar rezultatet e golat e pësuar. Kemi marrë fitore të vështira dhe shumë të bukura. Ajo me Serbinë ka qenë më e vështira dhe më e bukura. Luanim për Shqipërinë dhe kishim kombin me vete. Shkruam historinë dhe kemi bërë shumë mirë.”

POLONIA- Jam i kënaqur me veten pasi më është dhënë mundësia dhe e kam shfrytëzuar mirë. Të gjithë kanë bërë punë të mirë dhe të gjithë kemi merita. Jemi grup shumë i mirë dhe i bashkuar. Mbaj mend që në Poloni kemi bërë shumë mirë. Shanset janë sepse nuk po luajmë me Gjermaninë apo Francën. Me Poloninë kemi shanse të barabarta dhe natyrisht kush të gabojë më pak, do të ketë shansin të fitojnë.

FINALJA– Të them të drejtën, do të preferoja Ukrainën. Është ëndërr kualifikimi në Botëror për të gjithë, sidomos për mua që jetoj në SHBA. Do të ishte arritja më e madhe për mua. Shanset janë para sepse mundësitë janë gjithmonë në futboll dhe duhet ti shfrytëzojmë.

AMERIKA– Stadiumi i Austin nuk është shumë i madh, është i mbledhur si stadium dhe i bukur për të luajtur. Do të ishte e bukur që të vinin tifozë të Austin për të mbështetur Shqipërinë. Kërkoj shumë nga vetja dhe jam ende i uritur për të shënuar gola dhe për suksese dhe mendoj se këtë vit kam mundësi për më mirë, jam i kënaqur por kam më shumë mundësi. Kam një kontratë 3+1 me Austin dhe nuk e di të ardhmen por për momentin jam i fokusuar 100% te klubi.

Next Post

Brazil, Botafogo shkarkon trajnerin Ancelotti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.