Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka shënuar një gol për Granadan të hënën mbrëma.
Goli i sulmuesit shqiptar nuk mjaftoi.
Granada humbi ndeshjen në shtëpi me rezultatin 3:2 nga Villarreali.
Pesë golat u shënuan në pjesën e parë. Uzuni shënoi në minutën e 34-t për të ngushtuar rezultatin në 3:2.
Kjo ndeshje i takon javës së 11-të të La Ligas spanjolle. Granada mbetet në vendin e parafundit me gjashtë pikë.