Granada nuk ia del të marrë pikë në transfertë me Betisin.
Skuadra e Myrto Uzunit (sulmuesi kuqezi luajti titullar) u mposht 1-0 në “Benito Villamarin”, ku vendosi goli i ish-mesfushorit të Realit të Madridit, Isco në minutën e 76-të.
Për Granadën ishte humbja e 13-të sezonale, ecuri që reflektohet me vendin e parafundit, me vetëm 11 pikë.
Betisi, nga ana tjetër, kthehet te fitorja në La Liga pas pesë ndeshjesh.