Saturday, 9. May 2026
Sport

Uzuni vazhdon me gola në SHBA

GS 27/07/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Myrto Uzuni ka realizuar sërish gol për skuadrën e Austinit.

Xhiron e kaluar, në fitoren ndaj Los Angeles Galaxy, Uzuni kontribuoi me një gol dhe një asistim, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë edhe këtë fundjavë la gjurmë në fitoren e Austinit.

Austini, të dielën e mposhti në udhëtim DC Unitedin me rezultatin 4:2. Ndeshja i takoi ligës MLS të SHBA-së.

Reprezentuesi i Shqipërisë e realizoi golin në minutën e 22-të.

Teilen: