Myrto Uzuni ka lënë shenjën e tij në këtë edicion të Leagues Cup, turneut që u zhvillua mes skuadrave të MLS dhe atyre të kampionatit meksikan të futbollit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi 4 gola në fazën e grupeve të turneut dhe u shpall golashënuesi më i mirë, në të njëjtin kuotë golash me kolumbianin Daniel Arcila të Leon. Por ky nuk ishte vlerësimi i vetëm për Uzunin.
Duke përpiluar të dhënat statistikore të futbollistëve në këtë turne, i cili u mbyll me fitoren e Tolukas, “Sofascore” ka ndërtuar edhe formacionin ideal të edicionit dhe Uzuni nuk mund të mungonte.
Me mesataren e notës 7,98, më e larta e turneut, Uzuni ishte pjesë e rreshtimit ideal të një turneu që po fiton gjithmonë e më shumë popullaritet në futbollin amerikan.
