Jorge Valdano vlerësoi ndikimin dhe aftësitë drejtuese të Kylian Mbappé pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”. Francezi shënoi të dy golat e madrilenëve: “Ka liderë teknikë, emocionalë dhe socialë. Secili ka mënyrën e vet për të udhëhequr. Një lojtar që shënon mesatarisht një gol për ndeshje, si mund të mos jetë lider?”
Valdano theksoi se golat i japin Mbappés një ndikim të jashtëzakonshëm në skuadër: “Të udhëheqësh do të thotë të kesh ndikim, ai që shënon gola ka më shumë ndikim se kushdo tjetër, apo jo?”
Më tej, ai shtoi: “Mbappé është një person shumë, shumë inteligjent dhe udhëheq edhe kur nuk dëshiron, sepse çdo gjë që i shkon në mendje me siguri tërheq vëmendjen e shokëve të skuadrës”.
Këtë sezon, sulmuesi francez ka regjistruar 14 gola dhe 3 asistime në 13 ndeshje.