Sunday, 25. January 2026
Sport

Valencia e fortë për Villarealin

GS 02/01/2024 1 Min. Lesezeit

Valencia ka treguar lojë më të mirë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Villarealin.

Valencia u tregua kockë e fortë për rivalin.

Gjithçka ishte qartë në 45 minuta e parë kur vendasit avancuan me rezultat 2:0.

Për Valencinë shënuan Yaremchuk (4′), Pepelu (27′ – 57′, të dyja nga penalltia) dhe për mysafirët shënoi Moreno (73′).

Pas javës së 19-të në kampionatin spanjoll, Valencia është në vend të 9-të me 26 pikë e ViIlareali në të 13-tin me 19 sosh.

Teilen: