• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Valencia kalon Sevillën me rezultat minimal

12/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Valencia vazhdoi serinë pozitive duke mposhtur Sevillën 1-0 në “Mestalla”, në një sfidë direkte për zonën e mesme të renditjes në La Liga. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Javier Guerra në kohën shtesë të pjesës së parë, duke i dhënë vendasve një fitore të çmuar pas triumfit surprizë ndaj Real Madridit javën e kaluar.

Valencia ka njohur vetëm një barazim në pesë ndeshjet e fundit, duke treguar një formë më të mirë në pjesën e mbetur të kampionatit.

Për Sevillën, që humbi për të katërtën herë radhazi, kjo ishte një mbrëmje e hidhur: një gol iu anulua në pjesën e parë dhe një penallti e dhënë fillimisht iu hoq pas ndërhyrjes së VAR-it.

Portieri norvegjez Nyland u shpreh i zhgënjyer pas ndeshjes, duke thënë se kundërshtarët shënuan me rastin e vetëm që patën, ndërsa skuadra e tij nuk arriti të konkretizonte rastet e veta.

Me këtë fitore, Valencia ngjitet në vendin e 12-të, një pikë mbi Sevillën që mbetet në krizë të thellë.

Megjithatë statistikat treguan se ishin vendasit që mbajtën më shumë në zotërim lojën, ndërsa nuk arritën që të shfrytëzonin gjithë rastet për të thelluar rezultatin.

Next Post

Juves nuk i falen hapat fals, statistikat i buzëqeshin për ndeshjen me Leçen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.