• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Valentin Spaqi emërohet trajner i KEK-ut

03/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KEK ka prezantuar sonte trajnerin e ri të skuadrës, ish-basketbollistin e njohur prizrenas, Valentin Spaqi.

Emërimi i tij u bë zyrtar mbrëmjen e së premtes, ku Spaqi u prezantua si trajner i ekipit nga Obiliqi.

Skuadra e KEK-ut vjen pas një sezoni mjaft të fortë në Ligën e Parë, ku arriti deri në finale, por u ndal në serinë e ndeshjeve ndaj Rahovecit me rezultat 2-1. Këtë herë, me një udhëheqës të ri në stol, ambiciet e klubit janë të qarta: rikthimi në Superligën e Kosovës.

Në njoftimin zyrtar, KEK-u theksoi pritshmëritë e larta nga bashkëpunimi me trajnerin Spaqi: “Fillon një kapitull i ri për KB KEK-un! Me krenari dhe entuziazëm njoftojmë ardhjen e trajnerit Valentin Spaqi, një emër i njohur dhe i respektuar në botën e basketbollit. Përvoja e tij, pasioni dhe përkushtimi janë garanci që ekipi ynë do të udhëhiqet me vizion dhe profesionalizëm. Ky nuk është vetëm një hap i rëndësishëm për klubin, por një mesazh i qartë për gjithë basketbolldashësit: KB KEK-u po vjen më i fortë se kurrë!”

Me këtë hap, KEK-u nis sezonin e ri me besim dhe energji të re, duke e parë Superligën si objektivin kryesor për vitin garues 2025/26.

Spaqi në të kaluarën ka drejtuar edhe Rahovecin, të cilin e kishte inkuadruar historikisht në Superligë, gjersa ka punuar edhe te AS Prishtina.

Next Post

Milani do të dëgjojë ofertat për njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.