Saturday, 28. February 2026
Sport

Valentino Murataj, lojtari i ndeshjes: Do shkojmë shumë përpara

GS 28/02/2026 1 Min. Lesezeit

Autor i golit të parë dhe lojtari i ndeshjes, Valentino Murataj ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas ndeshjes së javës së 26-të të Superiores, ku Partizani fitoi me rezultatin 2-0 përballë Egnatias.

“Unë vij pas një dëmtimi shumë të keq, kam pasur një dëmtim shumë të rëndë. Me punë dhe me sakrificë, kam arritur të rikthehem në formën time më të mirë. Kjo mendoj është arsyeja kryesore. Jam i lumtur për fitoren dhe për rezultatin nga ana ime”.

“E mendoja si më të ndrojtur skuadrën, dhe rezultatet që bëjnë të veten. Ka filluar çdo lojtar të shfaqë potencialin e vet. Bashkë me sakrificë, dëshirë dhe entuziazëm, besoj që do shkojmë shumë përpara”.

Eksperienca në Vlorë – “Jam munduar të jap maksimumin dhe atje ku isha. E kam ndjekur dhe Flamurtarin, tani që jam larg, sepse kam shokët e mi. Më shumë mendoj se ka qenë ana fizike, ngaqë vija nga një dëmtim shumë i rëndë. Dhe nuk kam mundur të jepja këtë kontribut kaq të mirë. Më vjen keq që nuk e kam dhënë”.

Teilen: