• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Valiev ia sjell Shqipërisë medaljen e argjendtë edhe në Botëror

16/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mundja shqiptare ka regjistruar një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare, duke siguruar një medalje të çmuar në Kampionatin Botëror të Mundjes, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Chermen Valiev, mundësi me origjinë ruse i natyralizuar shqiptar, është ngjitur sot në podiumin botëror, duke fituar medaljen e argjendtë në stilin e lirë, në peshën deri në 74 kilogramë.

Ky është debutimi i tij në një Kampionat Botëror dhe rezultati i arritur konfirmon kalibrin e një kampioni të vërtetë.

Valiev shkëlqeu në të gjitha raundet kualifikuese, duke kaluar bindshëm kundërshtarë të fortë si mongoli Togsjargal, belgu Veliev, amerikani Karr dhe rusi Sidakov, për të siguruar një vend në finalen e madhe.

Në duel përballë japonezit Kota Takahashi, Valiev u përball me një kundërshtar të përgatitur dhe agresiv.

Japonezi përfitoi edhe nga një dëmtim në gju i Valiev gjatë ndeshjes, duke fituar me rezultatin 8-2 pas pak më shumë se katër minutash luftë intensive.

Për shkak të dëmtimit, Valiev nuk arriti ta çonte ndeshjen deri në fund, por gjithsesi u shpërblye me medaljen e argjendtë – një arritje e jashtëzakonshme për sportin shqiptar, shkruan tch.

Pas bronzit olimpik, kjo medalje është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të Valiev dhe një sinjal i fortë se Shqipëria mund të pretendojë lart në arenën ndërkombëtare të mundjes.

Next Post

​Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte ndeshje tejet interesante

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.