Valladolidi ka shënuar fitore me të ëmbël në edicionin e sivjetshëm në kampionatin spanjoll.
Skuadra e Valladolidit i ka shkuar humbje të rëndë me rezultat 3:1 kampionit të ri, Barcelonës.
As vet vendasit nuk e kanë paramenduar se do të shënojnë një fitore kaq të thellë, që do ishte edhe më e thellë sikur shtylla mos të ishte aleat në minutën e 77-të, kur u ndal goditja e futbollistit Lucas Rosa.
Golat për Valladolidin i realizuan Christensen (2′-autogol), Larin (22′} e Plata (73′) dhe për Barcelonën shënoi Lewandowski në minutën e 84-të.
Lewandowski kryesona listin e shënuesve me 23 gola, ka 6 më shumë se Karim Benzema në pozitën e dytë.
Valladolidi arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën.
Pas javës së 36-të Barcelona kryeson me 85 pikë e Valladolid renditet në pozitën e 17-të me 38 sosh.