Valmir Veliu ka vendosur të kthehet te skuadra e Llapit.
23-vjeçari te llapjanët rikthehet vetëm pas një sezoni të kaluar në Turqi.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra nga Podujeva përmes një postimi në Facebook, shkruan Lajmi.net.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë, Valmir Veliu është rikthyer sërish tek Llapi. Pas disa bisedimeve të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe lojtarit është arritur marrëveshja që këtë edicion Veliu t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër”, thuhet në njoftim.
Sulmuesi do të mund të paraqitet për Llapin nga ndeshja e radhës kundër Lirisë. /Lajmi.net/