• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Valon Berisha: Franco Foda është trajner i duhur për Kosovën

08/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

ak kohë më parë, Franco Foda mori drejtimin e Kombëtares së Kosovës dhe me të në dy miqësore arriti një fitore ndaj Armenisë dhe një humbje nga Hungaria.

E si trajner të duhur për Kosovës, Foden e ka cilësuar futbollisti Valon Berisha.

“Kemi pasur dy ndeshje shumë të mira. Armenia është kundërshtare vërtet e mirë. Kemi dominuar ndaj Hungarisë për 60 minuta dhe kemi humbur në mungesë të fatit”, ka thënë Berisha për “kleinezeitung.at”.

Berisha e vlerëson lëvizje të duhur angazhimin e Fodas.

“Na është dashur lëvizje e re, energji e re, ide të reja. Ai i solli të gjitha. Ai vërtet na impresionoi gjatë grumbullimit të parë. Foda dëshiron të luajë në sulm me intensitet, të fitojmë topin, të lëvizim shpejt dhe të kemi shumë goditje në portë. Pos kësaj është mentaliteti i tij gjerman. Kjo është krejt e kundërt me dy trajnerët tanë të kaluar. Idetë e Fodas iu përshtaten plotësisht lojës sonë, pasi kemi disa lojtarë shumë të shpejtë dhe ata mund të shfrytëzohen shumë mirë në këto momente transicioni”, ka theksuar Berisha.

Kosova do t’i ketë edhe dy miqësore të tjera gjatë qershorit, para se në shtator të fillojë Liga e Kombeve.

Next Post

E TRISHTË/ Presidenti i klubit francez ndërron jetë në moshën 52-vjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.