Sunday, 2. August 2026
Sport

Valon Berisha shënon gol spektakolar për Zurichun, pranon se nuk e tentoi portën

GS 02/08/2026 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës Valon Berisha thotë se nuk tentoi të shënonte nga gjuajtja e lirë, pas një eurogoli që realizoi ndaj Servette.

Me një goditje të çmendur, Berisha e la të shtangur portierin derisa topi shkoi në korner të rrjetës.

Pas ndeshjes për mediat zvicerane, veterani i Kosovës duke qeshur konfirmoi se nuk tentoi të shënonte.

“Kjo është pyetja e ditës, apo jo? Jo, thjesht doja të harkoja dhe pastaj topi fluturoi për në rrjetë. Sigurisht jam shumë i lumtur, por më i lumtur me këtë fitore të luftuar”.

Berisha është bërë drejtuesi i mesfushës së Zurichut dhe për këtë ndihet i lumtur.

“Gjithnjë më ka pëlqyer të drejtoj dhe të marrë përgjegjësi. Jemi në rrugën e duhur, por ende mund të përmirësohemi”, theksoi Valon Berisha.

🚀 Goli i çmendur i Valon Berisha ndaj Servette pic.twitter.com/3ZVon2JF3W

— AlbanianScout (@albanianscout) August 1, 2026

Teilen: