• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Valsi i sulmuesve”, Sane-Ulliams vërtiten në aksin Londër-Mynih

15/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duke qenë se fillimisht u lidh me një lëvizje për Niko Uilliams muaj më parë, duket se Bajern Mynih ende po e ndjek sulmuesin spanjoll. Sipas “Bild”, gjigantët bavarezë janë të prirur të sjellin anësorin 22-vjeçar në Sabener Strase këtë verë.

Screenshot 2025-03-15 193411

Uilliams thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 60-80 milionë eurosh në kontratën e tij. E ardhmja e tre anësorëve të Bajernit, Leroi Sane, Serzh Gnabri dhe Kingsli Koman, është aktualisht në ajër. Nëse një ose më shumë prej tyre largohen gjatë verës, Niko mund të sillet si zëvendësues. 22-vjeçari spanjoll ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 36 paraqitje për Atletik Bilbao këtë sezon.

SAKRIFIKIMI I SANES – Leroi ka veshur fanellën e Bajern Mynih për gati pesë vjet. Të dyja palët kishin përjashtuar një shitje në vitin 2024, kështu që një gjë është e qartë, nëse Sane largohet këtë verë, skuadra e Mynihut nuk do të marrë më tarifa transferimi.

Në Isar prej muajsh po zhvillohen bisedime se çfarë do të ndodhë më pas me gjermanin. Nëse Sane dëshiron të qëndrojë, ai do të duhet të presë një ulje të konsiderueshme të pagës. Tani “Sport Bild” raporton për një largim në qershor, sepse ka një klub në Premier Ligë, që është veçanërisht i interesuar për 29-vjeçarin.

Nuk bëhet fjalë për ish-klubin e tij, Mançester Sitin. Sipas “Sport Bild”, emri Niko Uilliams ende po “gumëzhin” rreth Mynihut, por sulmuesi i Atletik Bilbao me sa duket ka një klauzolë prej 60 milionësh. A do të përballet edhe klubi bavarez me Arsenalin në këto negociata?

Londinezët gjithashtu duket se e duan shumë spanjollin. Nëse ky transferim nuk funksionon, Leroi Sane do të ishte i pari që do të hynte në lojë. Një plejadë interesante, sepse nëse Bajern rrëmben Uilliams, një transferim i Sanes në Arsenal do të ishte pasoja logjike. Leroi ka gjashtë gola dhe katër asistime në Bundesligë këtë sezon. Ai ka shënuar një herë në Champions, por nuk ishte në formacionin titullar në tre ndeshjet e fundit dhe nuk luajti asnjë minutë në Leverkusen.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ardon Jashari po kërkohet nga “gjysma” e Premierligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.