• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Valverde: Dikur kam vuajtur shumë

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Real Madrid ka nisur një epokë e re me ardhjen e sulmuesit francez Kylian Mbappe, që pritet të jetë një nga yjet më të mëdhenj në historinë e “los blancos”. I bindur për këtë është shoku i tij i skuadrës Federico Valverde, që ka folur për ish-sulmuesin e PSG në një intervistë për “France Football”.

“Ai është një futbollist mbresëlënës. Ne e dinim prej kohësh se kush ishte Kylian, një lojtar i nivelit të jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë. Jam i lumtur që ai është në Real Madrid”, tha Valverde.

Më tej, uruguajani shton: “Është gjithnjë një kënaqësi e madhe të ndash fushën bashkë me të, si kundërshtar apo shok skuadre. Dikur kam vuajtur shumë ndaj tij kur luajta kundër PSG-së dhe kundër Francës”.

“Mbappe është një lojtar që bie në sy si gjatë ndeshjeve ashtu dhe në stërvitje. Ai është një lojtar i madh. Kjo është arsyeja pse ne jemi të lumtur që ai është me ne. Unë mund të argëtohem, madje edhe familja ime dhe fëmijët e mi mund ta shohin atë. Dhe pastaj si person ai është i jashtëzakonshëm”, shtoi uruguajani.

“Ai tashmë është dëshmuar se është një person spektakolar, duke u thënë atyre që mendonin se ai nuk do të integrohej dot këtu se e kishin gabim”, u shpreh Valverde. Që nga ardhja e tij te Real Madrid, Mbappé ka shënuar shtatë gola në njëmbëdhjetë ndeshje, duke shënuar gol që në debutimin e tij, në finalen e Superkupës së Europës.

Next Post

Bayern Munich synon transferimin e Andrew Robertson

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.