Thursday, 19. March 2026
Sport

Valverde ‘i pastër’, nuk do të sanksionohet për ‘rastin Baena’

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Federico Valverde do jetë i aftë të ndihmojë Real Madridin që nga fillimi i sezonit 2023-24.

Edicionin që lam pas uruguaiani u përfshi në një incident me lojtarin e Villarreal, Alex Baena.

Baena sipas raportimeve të bëra e kishte prekur Valverden në familje, me këtë të fundit që më pas e ka goditur.

Siç njofton sot ‘Marca’, Fede Valverde nuk do të sanksionohet për incidentin me Alex Baenën, pasi nuk ka prova.

Baena gënjeu në deklaratën e tij. Kamerat në Bernabeu i dhanë të drejtë Fede.

Komisioni hetimor nuk do ta pezullojë Valverden. Ai do të jetë në gjendje të luajë që nga dita e parë në La Liga për sezonin e ardhshëm. Edhe procesi federal është mbyllur./Lajmi.net/

  


Teilen: