• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Valverdes i kam kërkuar 30 gola”, Ançeloti: Mbape është OK, edhe vjet kështu e nisëm

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit do të zbresë sonte në mbrëmje sërish në fushë, teksa do të përballet me Las Palmas në javën e tretë në La Liga.

anceloti

Transferta e dytë ishullore për ekipin e Ançelotit. Në javën e para, Reali u ndal në Majorka (1-1), ndërkohë që sonte do të jenë të ftuar në ishujt Kanarie. Trajneri italian është shfaqur para mediave për të treguar se çfarë pret nga ekipi i tij në dy takimet e kësaj jave, sonte kundër Las Palmasit dhe të dielën kundër Betisit. Por edhe për atë çfarë pret nga ky sezon që parashikohet i gjatë dhe sfidues.

“Çdo vit ka nga ndonjë ndryshim të vogël, çdo vit lëviz diçka, kështu edhe në këtë sezon kemi risi dhe do të na duhet pak kohë. Edhe në sezonin e kaluar e nisëm me ritëm të ngadaltë, por më pas bëmë rrugë të gjatë”, tha italiani.

KUNDËR LAS PALMASIT – “Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe ata do të kërkojnë të na rivalizojnë fort. Në Ligën spanjolle ka ndeshje shumë konkurruese, me intensitet pavarësisht vapës. Edhe në Las Palmas do të jetë e njëjta, pres një ndeshje intensive dhe të hapur. Las Palmasi është një ekip që dëshiron të luajë futboll dhe kështu do të jetë”.

MBAPE – “E shoh duke punuar çdo ditë me kokën ulur si gjithë të tjerët. Çdo ditë po vjen edhe më mirë dhe kjo është e natyrshme. Ka dëshirë të përmirësohet dhe të ndihmojë sa më shumë ekipin. Në tërësi do të thoja se përshtatja e tij po shkon mirë. Sa për mungesën e golit të tij nuk më shqetëson aspak. Mos harroni se golin e fundit e shënoi më 14 gusht në finalen e Superkupës së Europës. Kanë kaluar vetëm dy javë… Nuk mendoj se dy javë janë një kohë e mjaftueshme për tu alarmuar. Ne jemi të qetë, Mbape është i qetë. Kështu po ndodh dhe me Viniciusin. Ai ka tri ndeshje që nuk shënon, por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi e ndihmon ekipin me lojën e tij”.

SULMI DHE SKEMA – “Unë e di fare mirë se çfarë lojtarësh dhe çfarë skuadre drejtoj. E përsëris në futboll, gjëja më e rëndësishme është ekuilibri. Duhet të jemi sa më kompaktë. për këtë e vë theksin te fakti se vlen shumë loja sulmuesve dhe e mbrojtësave. nëse sulmuesit ngjiten lart dhe mbrojtja gjendet në vështirësi kjo nuk më pëlqen. Nëse sulmuesit nuk ndihmojnë në mbrojtje, ndodh e njëjta gjë, gjendemi të zbuluar”.

KRITIKAT PËR TÇUAMENIN – “Për mua, për Realin, Tçuameni është një lojtar shumë i rëndësishëm. Nuk mund t’i kërkoj atij të bëjë Krosin, sikurse nuk i kërkoja Krosit të bënte Tçuamenin”.

BARÇA DHE RREGULLAT – “Mos më pyesni mund se si i regjistron Barcelona lojtarët e saj në La Liga. Për këtë duhet të pyesni Ligën. ne respektojmë çdo ekip, çdo lojtar dhe çdo rregull”.

BASTI ME VALVERDEN – “I kam kërkuar që në këtë sezon të shënojë 30 gola (qesh). Natyrisht që është një shaka. Fede po përmirësohet çdo ditë dhe po bëhet një lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm për ne”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shifra marramendëse që Neymar e ka fituar në Superligën e Arabisë Saudite që nga largimi nga PSG

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.