• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Van Dajk: Humbje e papranueshme, do të reagojmë kundër Milanit

16/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Liverpulit, Virxhil van Dajk, ka pranuar se performanca e ekipit të tij kundër Notingem Forestit nuk ishte e pranueshme.

1712318402168_400385f8-3443-415c-9a23-897bd4de7fbf

“Reds” pësuan humbjen e parë me Arne Slotin në stol pasi u mundën 1-0 në shtëpi nga miqtë, me Kallëm Hadson-Odoin që shënoi në minutën e 72-të. Kjo ishte vetëm humbja e tretë e Van Dajkut në 101 ndeshje të Premier Ligës në “Anfield” dhe është diçka që ai nuk dëshiron të ndodhë më.

“Të gjithë po kthehen nga vende të ndryshme dhe po luajnë në mënyra të ndryshme, por prapë mendoj se edhe pse nuk ishim në maksimum, krijuam raste dhe duhej të kishim bërë më mirë”, tha mbrojtësi holandez pas ndeshjes.

“Është një paraqitje me të cilën padyshim nuk jemi të kënaqur dhe presim shumë më mirë nga vetja. Humbja në shtëpi është padyshim diçka që nuk mund të ndodhë, por ne duhet ta kthejmë atë shumë shpejt”.

Qendërmbrojtësi shtoi: “Për mendimin tim ne kemi një grup shumë të mirë që me të vërtetë e kuptojnë se dita e sotme ishte e papranueshme, zhgënjyese dhe ne të gjithë e dimë se të gjithë mund të bëjnë më mirë, dhe e vetmja mënyrë për ta treguar këtë është të martën kundër Milanit. Kjo është ajo në të cilën do të fokusohemi. Kemi kaluar humbje dhe momente të vështira së bashku dhe mendoj se duhet të qëndrojmë të qetë dhe do të qëndrojmë të qetë. Ne kemi nevojë për të gjithë skuadrën. Të gjithë e dimë se pas pushimit ndërkombëtar do të jetë një ndeshje çdo tri ditë, kështu që ne kemi nevojë për të gjithë në formën më të mirë”.

Rezultati i së shtunës e lë Liverpulin tri pikë pas Sitit, në vendin e dytë në tabelën e Premier Ligës, me djemtë e Pep Guardiolës që kanë ruajtur startin e tyre perfekt të sezonit me një fitore 2-1 ndaj Brentfordit. Skuadra e Slotit do të kërkojë t’i rikthehet rrugës së fitoreve kur të përballet me Milanin në tranfertë në Ligën e Kampioneve të martën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barcelona po përgatitë kontratë të re afatgjate për Lamine Yamal, do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.