• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Van Dijk dhe dyshimet

09/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Virgil van Dijk, mbrojtës dhe kapiten i freskët i Liverpool, ka folur me shumë sinqeritet në prag të fillimit të sezonit të ri 2023/24.

Lojtari i Të Kuqve ka pranuar se i kupton dyshimet e tifozëve në lidhje me forcën e skuadrës pas një merkatoje në të cilën janë larguar disa lojtarë kyç.

Skuadra e Klopp, në fakt, ka marrë Alexis Mac Allister dhe Dominik Szobozslai, por ka humbur lojtarë të kalibrit të Henderson, Fabinho, Milner, Firmino, Naby Keita dhe Oxlade-Chamberlain.

Në lidhje me këtë, Van Dijk ka thënë për Liverpool Echo:

“Tifozët janë të shqetësuar? Mund ta kuptoj. I kuptoj dyshimet e tyre.

Natyrisht kur largohen shumë lojtarë, kur kapiteni yt largohet, zëvendëskapiteni largohet, dhe për momentin ka vetëm dy blerje, mund ta kuptoj pse disa persona kanë dyshime.

“Gjëja më e rëndësishme që kemi parë ndër vite është vazhdimësia, si grup dhe si ekip.

Të shohim nëse do të vijnë lojtarë të tjerë, më pas duhet të jemi gati për një sezon të gjatë.

“Do të jetë shumë e vështirë nëse shikojmë skuadrat që kemi përreth por duam të jemi përsëri lart.

E vetmja mënyrë për ta bërë është me vazhdimësinë që kemi treguar gjatë viteve të mëparshëm, me përjashtim të vitit të kaluar që ka qenë shumë zhgënjyes.

“Duhet të kemi besim dhe do të duhet të mësojmë akoma çdo ditë. Do të duhet të jemi entuziastë”.

Next Post

Zyrtare: Real Madridi njofton shitjen e Sergio Arribas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.