• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Van Dijk i vetëdijshëm për formën e dobët: Kam punuar shumë, këtë sezon do të jap më të mirën time

17/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Të Kuqtë” e Liverpool derdhën në arkat e “shenjtorëve” të Southampton, plot 85 milionë euro, në janarin e vitit 2018, për “tulipanin” e mbrojtjes, Virgin van Dijk, i cili në vitin 2019 ishte dhe një ndër pretendentët kryesor për triufmin e “Topit të Artë”, pasi arriti të fitonte pothuajse gjithçka me fanellën e 5 herë triumfuesve të UEFA Champions League.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi “vaj” për holandezin, në “aventurën” e tij, me Liverpool, pasi në tetoroin e vitit 2020, Van Dijk pësoi një dëmtim horror, në derbin ndaj Everton, duke këputur ligamentint e kryqëzuar të përparmë, në gjurin e tij të djathtë, dëmtim ky që e la jashtë për shumë kohë dhe gjatë një interviste me mediat briatnike, qendërmbrojtësi pohon se gjatë këtij dëmtimi ka humbur shumë nga forma e tij e mirë sportive.

“Ky dëmtim ishte shumë i rëndë dhe më duhej të mësoja sërish se si të lidhesha me trupin tim. Ndihesha i frikësuar, por kjo nuk ndodh më dhe, në fakt, as që më duhej të ndryshoja shumë në stilin tim të lojës.

Në këtë pikë ndiej se mund të rikthehem në formën time më të mirë, sepse sezonin e kaluar kam pasur nivel mediokër. Kritikat i marr seriozisht, e di shumë mirë kur luaj mirë dhe kur nuk luaj mirë. Nuk isha mirë as në Ligën e Kombeve, me Holandën. Kam punuar shumë dhe ndihem shumë më mirë këtë sezon”,- u shpreh “tulipani” i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Benaser: Ky Milan ka cilësi, në Champions për të kaluar grupet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.