• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Van Dijk mesazh klubit dhe rivalëve: Mund të luaj edhe 3-4 vite në nivele të larta

26/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, beson se ai mund të luajë edhe tre ose katër vjet në nivelin më të lartë.

Një deklaratë që vjen në mes të bisedimeve që ai është duke bërë me klubin e “Reds” për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e holandezit skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk dihet nëse do të qëndrojë apo jo.

Van Dijk është një nga tre lojtarët kryesorë të Liverpoolit, së bashku me Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, në bisedime me klubin për rinovimin e kontratës.

Treshja e lojtarëve, nga 1 janari do të lejohet të negociojë me klube të huaja për një transferim falas në verë.

Gjithsesi, 33-vjeçari holandez tha: “Unë e dua klubin e Liverpoolit dhe klubi më do mua. I dua fansat, fansat më duan dhe është një bazë shumë e mirë për të qenë i suksesshëm. Për mendimin tim mund të luaj edhe për tre, katër vite të tjera të paktën në nivelin më të lartë. Të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, tha Van Dijk.

 

Next Post

Situata te Milani, kapiteni do largohet dhe dy të tjerë dalin në shitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.