Luis Van Gaal në intervistën më të fundit që ka dhënë ka bërë me dije se më në fund ndohet mirë dhe se mjekët i kanë thënë se ka mposhtur tumorin që kishte në prostat.
Holandezi, i cili pak vite më parë bëri publik faktin se po luftonte për jetën, tani shpejgon se gjithçka është mirë dhe se i është rikthyer jetës që bënte përpara se të mësonte lajmin e keq.
Në intervistën e dhënë ai la të kuptohej se ajo çfarë kishte kaluar këto muaj nuk kishin ndikuar në vullnetin që ka për të stërvitur ende në nivele të larta. 73-vjeçari ka bërë me dije se është kontaktuar nga disa klube, por i ka refuzuar dhe se tani po kërkon që të marrë drejtimin e një kombëtareje të madhe.