Në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i Leicester-it, Ruud van Nistelrooy foli për të prezantuar sfidën e tensionit të lartë në Premier League ndaj West Ham-it të Lopeteguit, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit. Por fillimisht ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në lidhje me zgjedhjen e tij për t’u ulur në pankinën e ‘Foxes’: “Kur vjen rasti për herë të parë, ju mendoni për klubin, strukturën, lojtarët. Ju dëshironi të njihni njerëzit që punojnë atje, dhe Enzo (Maresca) dinte gjithçka, çfarë informacioni më të mirë mund të kisha. Ne folëm dhe ai ishte shumë pozitiv. Ai kishte të drejtë, sipas përshtypjeve të para që kisha”.
Nëse është krenar për emërimin: “Shumë. Menaxhimi i këtij klubi dhe ky grup lojtarësh dhe përfaqësimi i Leicester City, më bën krenar. Kam fluturuar në Londër dy herë për të folur me pronarin, ishte e rëndësishme të jemi në të njëjtën gjatësi vale. Ne jemi të ngazëllyer që fillojmë të punojmë së bashku”.
Për kohën e kaluar te Manchester United: “Ishte një periudhë e mirë, e shkurtër dhe intensive. Isha i lumtur që ndihmova në stabilizimin e situatës. Tani po marrin rezultate të mira. Më pëlqente të isha i përgjegjshëm dhe të krijoja një lidhje me ekipin. Ishte fantastike. Tani jam në gjendje ta bëj përsëri”.
Së fundi, çfarë mesazhi do të duhet të respektojnë pronarët: “Pritshmëritë janë të qarta. Nuk është e lehtë. Objektivi është qëndrimi në Premier League. Ky është objektivi kryesor”.