• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Van Persi: Arsenali nuk do të ma ofrojë stolin prej Mançesterit

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robin Van Persi ishte në rrugën e duhur për t’u bërë një legjendë e Arsenalit pasi shënoi 132 gola në 278 ndeshje për klubin londinez gjatë tetë sezoneve nga 2004 në 2012. Por marrëdhënia e tij me tifozët e “Topçinjve” u prish në fillim të sezonit 2012- 13, kur ai vendosi të bashkohej me rivalët e Mançester Junajtid.

van persi

Sulmuesi holandez shënoi 58 gola në 105 ndeshje për “Djajtë” dhe fitoi titullin e Premier Ligës në sezonin e parë në “Old Trafford”. Megjithatë, ai humbi dashurinë dhe respektin e shumë mbështetësve të Arsenalit në këtë proces. Van Persi i vari këpucët në gozhdë në vitin 2019 dhe së fundmi nisi një karrierë të re në menaxhim. 41- vjeçari ka qenë trajneri kryesor i skuadrës së Eredivisie, Herenven, që nga korriku dhe po pret me padurim një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në stol. Sidoqoftë, ai nuk beson se do të ketë ndonjëherë shansin për të menaxhuar Arsenalin.

Kur u pyet së fundmi për një rikthim të mundshëm në “Emirates”, ai u përgjigj: “Nuk pres të punoj tek Arsenali. Unë mendoj se ajo derë është e mbyllur për shkak të kalimit tim te Mançester Junajtid. Ky është gjykimi im. Nuk dihet kurrë në futboll, por ky është vlerësimi im. Është ende një temë e ndjeshme për ta, jo për mua. Është veçanërisht e ndjeshme për tifozët e Arsenalit”.

Ai shtoi: “Kam mësuar deri në këtë moment se të bësh plane nuk ka fare kuptim. Unë jetoj kryesisht me të tashmen. Më pëlqen shumë këtu dhe jam shumë krenar që jam trajner i Herenvenit. Ndihem shumë i mirëpritur brenda klubit dhe mes tifozëve. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme që të ndiheni të mirëpritur”.

Ai e ka drejtuar skuadrën e Herenvenit 13 ndeshje deri tani, ku ka pasur pesë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje. Herenveni u rendit i 11-ti në Eredivisie sezonin e kaluar dhe aktualisht ndodhet i 12-ti pas 12 javëve të këtij sezoni. Ndeshja e ardhshme e Van Persit do të jetë në transfertë me Fejnordin, ku ai kaloi dy periudha si lojtar. Arsenali drejtohet nga Mikel Arteta që nga dhjetori i vitit 2019. Spanjolli do të festojë ndeshjen e tij të 250- të në detyrë fundjavën e ardhshme kundër Notingem Forestit.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Plani i policisë për mbarëvajtjen e ndeshjes me Ukrainën, rrugët që bllokohen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.