Monday, 25. May 2026
Sport

Van Persi “kërcënon” Interin, legjenda holandeze bëhet pengesë për zikaltërit në Champions

GS 21/02/2025 1 Min. Lesezeit

Van Persi do të jetë trajneri i ri i Fejenord. Akordi me legjendën holandeze është arritur, ndërsa kontrata do të firmoset deri në verën e vitit 2027.

Screenshot 2025-02-21 153926

Më parë Fejenord shkarkoi Brian Frisk, teksa ishte vetëm dy ditë larg ndeshjes së parë me Milanin. Më pas erdhi dhe kualifikimi i madh në Champions.

Kujtojmë se shorti vendosi përballë Fejenordin me Interin. Kështu Van Persi kërkon të bëhet pengesë për zikaltërit.

41-vjeçari do mbyllë aventurën me Herenven ndërkohë, pasi mori drejtimin në verën e vitit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: