Havier Zaneti nuk fshihet kur është çështja për të përcaktuar objektivat e radhës. Nuk e ka bërë këtë në fushë dhe nuk e bën këtë as jashtë saj. Pasi konfirmoi titullin si synimin kryesor të Interit pak ditë më parë, këtë herë zëvendëspresidenti i zikaltërve ka folur për qëllimet e tij personale dhe sytë e “Pupit” janë drejtuar lart, te posti i presidentit të FIFA-s. Në një intervistë për median argjentinase “La Nacion”, 50-vjeçari tregoi nga biseda e parë me Murinjon te grindja e tij e fundit, që rastësisht ose jo ka pasur në fokus rivalët e përjetshëm juventinë.
Një anekdotë me Murinjon?
Ai më thirri mua të parin kur zgjodhi Interin. Unë isha në Romë, në një ndalesë për në Buenos Aires dhe ra zilja e celularit tim dhe shikoj që ishte një numër portugez. Iu përgjigja dhe dëgjova: “Përshëndetje Havier, jam Zhoze Murinjo. Sapo kam nënshkruar me Interin dhe jam trajneri yt i ri, ndërkohë që ti do të jesh kapiteni im. Mezi pres të fillojmë të punojmë së bashku dhe më vjen keq për italishten time”. Ai fliste një italishte të përsosur dhe ende nuk kishte ardhur në Itali. Aty kuptova se sa i përgatitur dhe i përfshirë ishte, më tronditi. “Me të bëhet fjalë për diçka serioze”, mendova atëherë. Ju keni tri restorante në Milano.
A është e vërtetë që punësoni vetëm argjentinas?
Po, janë të gjithë argjentinas, të gjithë përveç një të infiltruari brazilian, të cilin e kemi transformuar në argjentinas. Kemi rreth 25 punonjës dhe më pëlqen ideja për t’u dhënë dorën argjentinasve që kërkojnë punë në Europë.
Kur keni pasur një grindje për herë të fundit?
Isha shumë i zemëruar për një episod që përfshinte Juventusin, kur u kualifikuam në finalen e fundit të Kupës së Italisë disa muaj më parë. Qëndrimi i njerëzve që punojnë për atë klub më mërziti shumë.
Dhe hera e fundit që keni qarë?
Prej gëzimit, në Katar, pas finales. Të gjithë në familje qanin duke u përqafuar. Ju jeni zëvendëspresident i Interit, zëvendës i komitetit të garave të FIFA-s, i këshillit të UEFA-s dhe përfaqësues i Konfederatës Amerikano-jugore të Futbollit në FIFA.
Mendoni një karrierë trajneri përveç Interit?
Tani për tani, dy karrierat dhe funksionet e shumta, mund të shkojnë paralelisht. Për sa kohë që institucionet më japin hapësirë dhe më dëgjojnë që të kontribuoj me këndvështrimin e ish-futbollistit, ndihem shumë i qetë. Shoh një gatishmëri për të na dhënë hapësirën si ish-futbollistë. Në menaxhimin e futbollit, ashtu si në një kompani duhet të formosh ekipe dhe duhet të kesh një lider që të udhëheqë drejt objektivave.
Do të donit të ishit president i Independientes, Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) apo FIFA-s? I FIFA-s, i FIFA-s…
Më pëlqen më shumë fusha ndërkombëtare.
FIFA nuk ka pasur kurrë një president argjentinas, apo jo?
Kjo nuk do të thotë se nuk do të doja të isha president i AFA-s, do të ishte gjithashtu një përvojë e mirë, por unë kam zhvilluar tashmë një jetë shumë ndërkombëtare. Nga mënyra se si ka qenë karriera ime dhe nga të gjitha marrëdhëniet që kam krijuar, FIFA është një objektiv dhe do të dukej ndjekja më e natyrshme e profilit tim.
Pro apo kundër VAR-it?
Më pëlqen teknologjia, por mendoj se ka ende gjëra për të rregulluar. Duhet të shtojë transparencën, mendoj se është e nevojshme t’u shpje