Raphael Varane është zyrtarizuar si lojtar i skuadrës italiane Como.
Varane ka treguar arsyet për këtë zgjedhje, duke thënë se projekti i klubit e bindi atë të transferohet në Serie A.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë projekt të ri dhe mezi pres të filloj dhe të takohem me ekipin”.
“Fillimisht isha kurioz të dija se për çfarë projekti bëhej fjalë dhe më pas pashë menjëherë se ishte i veçantë, ndryshe nga çdo gjë tjetër që më kishin ofruar, ndaj doja të dija më shumë”.
“Sa më shumë mësoja, aq më interesante bëhej”, deklaroi Varane në momentin e prezantimit.
Qendërmbrojtësi francez kishte disa oferta në tavolinë, por në fund zgjodhi Comon, skuadër e cila këtë edicion u rikthye në elitën e futbollit italian.
Te Como trajner është Cesc Fabregas, derisa kjo skuadër ka transferuar ditë më parë edhe Andrea Belottit nga Roma.
Së fundmi, Varane ishte pjesë e Manchester United, ku në 68 paraqitje në Premierligë, ai shënoi dy gola e dha një asist.
Tash tek Como shkon si futbollist i lirë, pasi kontrata me anglezët përfundoi këtë verë.