• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vardari – Shkendija luhet sot

14/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar katër fitore në pesë ndeshjet e para të gjysmësezonit pranveror, duke krijuar një epërsi prej katër pikësh në krye të renditjes.

Objektivi është vazhdimësia për të ruajtur kreun, ndërsa përballja me Vardarin është sfida e fundit para pauzës kampionale për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.

“Dy ekipet u përballën në fillim të vitit 2025, kur Shkëndija e nisi sezonin me fitore 2:1 në Shkup.

Xhiron e fundit në Tetovë kuqezinjtë triumfuan 1:0 ndaj Pelisterit, ndërsa tani synimi është një tjetër trepikësh.

Fillimisht e caktuar për të shtunën (15 mars), ndeshja është zhvendosur një ditë më herët me kërkesë të Vardarit.

Ndryshim ka edhe në stadium, pasi arena “Todor Proeski” është mbyllur për ndërhyrje në terren, duke bërë që ndeshja të luhet në stadiumin e Kompleksit të FFM-së në lagjen Aerodrom.

Skuadra

Lajm i mirë për trajnerin, pasi Ibrahim Alhassan, Reshat Ramadani dhe Zija Merxhani rikthehen në ekip pas mungesës ndaj Pelisterit për shkak të pezullimit me pesë kartonë të verdhë.

Vardari, pas humbjes ndaj Shkëndijës, ka mundur Strugën dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës përmes Sileksit. Në kampionat, kanë barazuar me Besën, fituar ndaj Rabotnickit dhe regjistruar një tjetër barazim 1:1 ndaj Sileksit në Kratovë të dielën e kaluar.

Duke qenë në betejë për mbijetesë, presim një kundërshtar të motivuar, por synimi i kuqezinjve mbetet i qartë, një tjetër fitore për të forcuar pozitën e parë në renditje.

Transmetimi

Vardari – Shkendija luhet sot (15.00) dhe ky takim nuk do të transmetohet në Shkëndija Channel në YouTube, pasi e drejta televizive i përket platformës rajonale Sport Klub, ku do të ndiqet drejtpërdrejt”, njofton KF Shkëndija.

Next Post

“Një skuadër, një shpirt, një komb”, FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.