• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vardy vendos të largohet nga Leicester pas 13 viteve

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e Leicester City dhe e Premier League, Jamie Vardy, ka njoftuar se do të largohet nga klubi këtë verë pasi i skadon kontrata.

Vardy kaloi 13 sezone në stadiumin King Power dhe është quajtur nga vetë klubi si “lojtari më i madh në histori” i “Dhelprave”.

Sulmuesi iu bashkua Leicester City-t në vitin 2012 nga Fleetwood Town për një milion paund, dhe gjatë këtyre 13 viteve me skuadrën ai fitoi dy tituj të Championship-it, Kupën FA, dhe më së shumti mbahet mend për fitimin e Premier League-s në vitin 2016 nën drejtimin e Claudio Ranierit.

Ky ishte kulmi i një ngritjeje të jashtëzakonshme për Vardy, i cili kaloi nga ligat jo-profesionale me Stocksbridge Park Steels deri te fitimi i elitës së futbollit anglez dhe përfaqësimi i Anglisë në nivel ndërkombëtar.

Gjatë karrierës së tij me “Dhelprat”, Vardy ka zhvilluar afër 500 ndeshje për klubin, duke shënuar mbi 190 gola, përfshirë edhe 11 gola radhazi në një sezon — rekord i Premier League — kur Leicester fitoi titullin.

Ndeshja e fundit e Vardyt me Leicester në stadiumin King Power do të jetë më 18 maj kundër Ipswich-it, ndërsa ndeshja e tij e fundit në karrierë do të jetë më 25 maj kundër Bournemouth-it.

Next Post

Prishtina dërgohet në disiplinore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.