Ruben Vargas mund t’i bashkohet Fiorentinas gjatë këtij afati kalimtar.
“Corriere dello Sport” ka raportuar të hënën se klubi italian është gati t’i ofrojë Augsburgut 5 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e krahut. Mësohet se Fiorentina ka rënë dakord për kushtet e kontratës si dhe kohëzgjatjen e saj deri në vitin 2026.
Zvicerani 25-vjeçar me Augsburgun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai për Augsburgun ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër në 16 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.