• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vashat e Kosovës zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, optimizëm për fitore

30/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanet vijnë pas fitores së realizuar ditë më parë në Shkup ndaj të njëjtit kundërshtar, derisa optimizmi nuk mungon as për ndeshjen e nesërme e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, nga ora 17:00.

Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen, tha se Kosova pati paraqitje të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut në udhëtim dhe gjatë këtyre ditëve përgatitjet janë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme që një paraqitje të tillë ta bëjnë edhe si vendase.

Në anën tjetër, Lumbardha Misini dhe Blerta Smaili treguan për motivin që fitorja e të premtes ju ka dhënë, derisa pohuan se janë përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve. Ato e konsiderojnë të vështirë përballjen e të hënës, por po ashtu theksojnë se dëshira dhe atmosfera është tejet pozitive dhe shpresojnë në një tjetër rezultat të tillë.

Një tjetër dëshirë e futbollisteve kosovare ishte edhe përkrahja në stadium nga ana e tifozëve Dardanët./Lajmi.net/

Next Post

Statistikat flasin, Bellingham më i mirë se Cristiano Ronaldo në 10 ndeshjet e para për Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.