• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vasseur: Do të sjellim disa risi për të kaluar këtë moment krize

08/04/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër garë zhgënjyese për Ferrari, që në Japoni u rendit në vendin e katërt me Charles Leclerc dhe në atë të shtatë me Lewis Hamilton, rezultate që janë shumë larg me pritshmëritë që “kokëkuqja” kishte në fillim të sezonit.

“Fotografia e garës së fundit tregon qartë realitetin tonë. Duhet të punojmë shumë, duke u nisur nga rezultati i garës së fundit”, tha drejtori i Ferrari, Frederic Vasseur në prag të garës së ardhshme të Formula 1, këtë fundjavë në Bahrein.

“Përditësimet do të vijnë së shpejti, por përpara se t’i sjellim dhe të rrisim nivelin e performancës, ne duhet të rregullojmë problemet e bilancimit në makinë.

Pasi ta kemi zgjidhur këtë, do të ketë kuptim të bëjmë një hap përpara”, shtoi Vasseur.

Më tej, ai tha: “Do të sjellim disa risi, por të mos presim që gjithçka të kthehet përmbys brenda një dite. Ne po mundohemi të shfrytëzojmë maksimumin nga kjo makinë sepse kemi ende potencial për të nxjerrë. Kjo do të jetë sfida e dy garave të ardhshme”.

Next Post

Orari i “Play-off” ProCredit Superligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.