• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vasseur e ka ende mendjen tek ky sezon

14/11/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni 2024 në Formula 1 është drejt fundit dhe mjaft skuadra janë duke menduar që tani prë atë që do të ndodhë nga pranvera e ardhshme. Ndryshimi më i madh do të jetë padushim kalimi i Lewis Hamilton te Ferrari, me 7 herë kampionin e botës që braktisi Mercedes.

Frederic Vasseur, ka konfirmuar se do t’i japë mundësi pilotit britanik që të testojë disa makina të vjetra Ferrari para se të provojë makinën zyrtare në testet dimërore. Duke folur për ardhmen e Hamilton te “kokëkuqja”, menaxheri francez zbulon disa prapaskena interesante.

“Çuditërisht nuk ishte e vështirë për ta sjellë atë në Maranello.

Në vitin 2004 ne punonim së bashku, në fillim ai ishte në Mercedes dhe gjithmonë e kishte parasysh që herët a vonë mund të shkonte në Ferrari”, u shpreh Vasseur për mediat.

Më tej, menaxheri shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është performance. Ai po vjen te Ferrari për këtë dhe kam ndjenjën se ne mund të kemi makinën e duhur për një performancë të shkëlqyer. Ne po bëjmë shumë përpjekje në projektet tona dhe jam i sigurt se do të bëjmë një punë të shkëlqyer”.

Gjithsesi, Vasseur e ka ende mendjen tek ky sezon dhe mundësia e fitimit të titullit kampion për konstruktorë: “Ne kemi shumë objektiva që mund t’i arrijmë.

Në garat e fundit Charles dhe Carlos kanë qenë shumë në formë , ndaj duhet të vazhdojmë të shtyjmë për të përmirësuar makinën dhe do të shohim se ku mund të arrijmë”.

Next Post

Lautaro Martinez sherr me tifozin: Për Interin jap gjithçka, kam luajtur edhe i dëmtuar…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.