• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vasseur: Në Australi nuk pamë Ferrarin e vërtetë

20/03/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një vend i tetë me Charles Leclerc dhe një vend i dhjetë me Lewis Hamilton nuk ishte rezultati që Ferrari kishte ëndërruar në garën e parë sezonale të Formula 1 zhvilluar në Australi.

“Për fat do të garojmë sërish këtë fundjavë dhe besojmë se situata do të jetë ndryshe”, tha Frederic Vasseur, shefi i makinës italiane.

Drejtori i Ferrari nuk mungoi t’u rikthehet vendimeve strategjike jo fort të sakta të marra në pistën e lagur të Melburn: “Nuk mendoj se gara tregoi potencialin e vërtetë. Të premten ishim në formë të mirë dhe në një pozicion të mirë. Mendoj se humbëm pak ritmin në kualifikime dhe gara ishte pak më e vështirë. Gjithsesi, kjo nuk është pamja e vërtetë e Ferrari”.

“Ne duhet të kemi gjithmonë parasysh se në garat e fundit të vitit të kaluar ne, McLaren, Red Bull dhe Mercedes fituam të gjithë me diferencë të madhe”, kujton drejtuesi francez, që më tej shtoi: “Mercedes po fluturonte në Las Vegas, ne fituam në Meksikë dhe Austin. Pra, situata ndryshonte fundjavë pas fundjave”.

“Në fund të fundit, beteja është e ashpër dhe nëse nuk e përgatit mirë fundjavën, duke përshtatur makinën dhe gomat me temperaturën e pistës, atëherë e gjen veten krejtësisht jashtë dritares së performancës. Fundjavën e ardhshme do të jetë një histori ndryshe”, u shpreh Frederic Vasseur.

Next Post

Flamurtari dhe Peja 03 kërkojnë sot trofeun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.