• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vasseur: Në Austri dua fitoren dhe jo ankesa në pistë

27/06/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy të dielave anonime, Ferrari dëshiron të buzëqeshë sërish. Këtë fundjavë do të garohet në Austri, një pistë që normalisht i përshtatet “kokëkuqes”, me Charles Leclerc që ka dalë fitues këtu në vitin 2022 dhe Ferrari ka ngjitur gjithnjë një pilot në podium.

Gara e fundit në Spanjë pati disa përplasje mes pilotëve të makinës italiane, ndaj drejtori sportiv Frederic Vasseur ka kërkuar qetësi. “Si ekip, duke përfshirë edhe pilotët, duhet të bëjmë një hap për t’u siguruar që të mos lëmë asnjë mundësi në rrugë.

Si në provat zyrtare, garën sprint apo në garën normale”, tha Vasseur.

“Në Austri dua të shoh një ndryshim të ritmit dhe jo ankesa në pistë. Përditësimet e prezantuara në garën e fundit funksionuan siç pritej, por ne pamë se si rivalët tanë nuk rrinë duarkryq dhe se si për momentin janë katër skuadra në një hapësirë ​​më pak se tre të dhjetat”, shtoi më tej francezi.

“Tani do të shkojmë në Austri, një pistë që mund të mbulohet në pak më shumë se një minutë, në të cilën këto boshllëqe tashmë të ngushta do të ngushtohen edhe më shumë. Duhet të përqendrohemi shumë te vetja, sepse në Spielberg çdo detaj do të bëjë diferencën”, tha Vasseur.

Next Post

Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Armenisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.