• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, January 12, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vasseur “zbulon” problemet para sezonit të ri: Testet mund t’i përmbysin parashikimet, fjala kyçe është përshtatshmëria

07/01/2026
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimi i botërorit të Formula 1 është afër dhe të gjithë mezi presin atë që do të shohim në pistë pas asaj që shumë njerëz e quajnë ndryshimin më të madh rregullator në historinë e sportit. Motorë të rinj, aerodinamikë e re dhe asnjë pikë referimi konkrete për të na ndihmuar të kuptojmë të ardhmen.

Për të hedhur dritë mbi atë që na pret në muajt e ardhshëm, “L’Equipe” intervistoi drejtorin e ekipit të Ferrari, Fred Vasseur. Ai ka misionin e vështirë të rikthejë “kokëkuqen” në majë pas shumë vështirësive që makina italiane përjetoi gjatë sezonit që sapo përfundoi.

“Hapi i parë ishte marrja e rregulloreve dhe deshifrimi i tyre. Ne i kemi njohur rregulloret e motorëve për katër vjet. Kur mbërrita, projekti ishte tashmë në zhvillim e sipër. Filluam duke ndërtuar dy ose tre motorë paralelisht për të testuar ide të ndryshme përpara se të angazhoheshim në një model të vetëm”, tha Vasseur.

Më tej, francezi komentoi: “Problemi me motorin është koha shumë e gjatë e përgatitjes për disa pjesë. Ne morëm rregulloret përfundimtare vetëm në fund të vitit 2024. Pjesa më e vështirë është para së gjithash njohja e gomave. Ne ishim në gjendje të testonim gomat e vitit 2026 në një makinë të vitit 2025”.

“Ne kishim dimensionet e Pirelli, por duhej të imagjinonim se çfarë kufizimesh do të vendoste makina. Kjo do të përcaktojë bazën e rrotave, peshën dhe shpërndarjen e peshës. Çelësi është të përpiqemi të parashikojmë performancën e makinës. Dhe për të gjitha këto, ne duhej të dinim nivelin e kapjes“, tha Vasseur.

“Nëse keni një makinë që merr kthesat me shpejtësi të plotë falë kapjes maksimale të gomave, atëherë rikuperimi i energjisë nga motori bëhet thelbësor. Duhet punuar me frenat sepse ato mbinxehen”, shtoi shefi i Ferrari, që tha se fjala kyçe për vitin 2026 është përshtatshmëria.

“Ne të gjithë bëjmë parashikime, por me këtë rregullore të re duhet të jemi në gjendje t’i korrigjojmë ato. Këtë vit gjithçka do të ndryshojë vazhdimisht. Situata në Barcelonë, në testin me dyer të mbyllura në fund të janarit, nuk do të jetë e njëjtë me atë në Suzuka, gara e tretë e sezonit në fund të marsit”, tha Vasseur.

“Do të duhet të mësojmë, të kuptojmë. Fillimi i sezonit do të jetë vendimtar sepse të gjithë po nisemi drejt të panjohurës. Në testet e para në Bahrein, do të fillojmë të shohim makinat e vërteta dhe ndoshta në testin e dytë në Bahrein, do të ketë surprizat e para në lidhje me dizajnin e krahëve ose elementë të tjerë. Në atë pikë, do të fillojë një cikël tjetër zhvillimi”, tha Vasseur.

Next Post

Liridon Ahmeti, drejtor i ri sportiv i SC Gjilanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.