Sunday, 15. November 2026
Sport

Vau i Dejës/ 57-vjeçari në pranga për drogën, dyshohet i përfshirë në kultivimin e kanabisit

GS 05/11/2026 2 Min. Lesezeit

Një 57-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike në zonën e Temalit, në Vaun e Dejës.

Policia njofton se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Vila”, i finalizuar pas disa muajsh hetime me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

I arrestuari, me inicialet N. N., dyshohet se ka bashkëpunuar në kultivimin dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve Cannabis Sativa, si dhe në kultivimin e 78 bimëve narkotike.

Sasia e lëndës narkotike dhe bimët u zbuluan dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Njoftimi i plotë:

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni i koduar “Vila”, si rezultat i disa muajve hetime me metoda proaktive për dokumentimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. I dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë Cannabis Sativa dhe 78 bimëve Cannabis Sativa, identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga 57-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune intensive hetimore disamujore, të kryer me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Vila”. Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua dhe u ndalua shtetasi N. N., 57 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe në kultivimin e 78 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.10.2026, në fshatin Vilë, njësia administrative Temal. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

/rtsh.al/

Teilen: