• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vavalis dhe Krasniqi flasin para ndeshjes kundër Fushë Kosovës

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis dhe mbrojtësi i krahut, Besnik Krasniqi kanë folur në një konferencë për media para ndeshjes me Fushë Kosovën.

  

Pas pushimit për shkak të kombëtareve, Drita rikthehet në fushë në përballjen kundër Fushë Kosovës këtë fundjavë, shkruan lajmi.net.

Vavalis dhe Krasniqi e kanë vlerësuar Fushë Kosovën duke thënë se kanë ekip shumë të mirë.

“Ne kishim dy javë dhe kishim shumë gjëra për të ndryshuar dhe përmirësuar. Nesër kemi një ndeshje të vështirë pasi KF Fushë Kosova ka një ekip shumë të mirë ne kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe kemi parë si i kanë humbur ndeshjet. Ne do të luftojmë për 90 minuta dhe shpresoj të marrim tri pikët”, ka thënë Vavalis në konferencë.

“Jemi stërvitur për dy javë dhe tani po i kthehemi fushës. Sa i përket KF Fushë Kosovës ata kanë një ekip shumë të mirë, mirëpo dhe ne jemi të gatshëm. Sigurishte që atje po shkojmë për fitore”, ka thënë Krasniqi.

Fushë Kosova – Drita luhet të shtunën nga ora 15:00 dhe i takon javës së pestë kampionale.

Pas katër takimeve të luajtura, Drita zë vendin e pestë me pesë pikë. Ndërkaq, Fushë Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë asnjë pikë dhe është e fundit në renditjen tabelore./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Inzaghi: Milan kundërshtar i vështirë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.