Drita nuk ka arritur të këndellet, duke u mposhtur nga Dukagjini, shkruan lajmi.net.
Dukagjini fitoi me rezultat minimal 1:0, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i skuadrës nga Gjilani, Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se pjesa e parë ishte më e mirë, derisa në të dytën nuk luajtën mirë shkaku edhe i fushës.
“Në pjesën e parë ishim më mirë. Kemi lëvizur topin. Është vështirë në këtë fushë. Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë. Krijojmë por nuk shënojmë. Ndaj Ballkanit kishim 6-7 raste, sot i kishim 5-6 raste. Ne po krijojmë dhe nuk po shënojmë. Duhet ta ndryshojmë këtë. Problemi më i madh është psikologjik. Kur të fillojmë të shënojmë do të jetë ndryshe”, ka thënë Vavalis.
Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 22 sosh. /Lajmi.net/